• сабота, 22 февруари 2025

Taravari: Brezat kanë dhe do të kenë nevojë për veprën e Arben Xhaferit

Taravari: Brezat kanë dhe do të kenë nevojë për veprën e Arben Xhaferit

Shkup, 24 janar 2024 (MIA)- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetin social Fejsbuk ka përkujtuar ish kryetarin e PDSH-së, Arben Xhaferin me rastin e ditëlindjes së tij.

Taravari shkruan se Xhaferi është një nga të rrallët që secili e kujton si një personalitet të jashtëzakonshëm.

“Në Ballkan është e vështirë që njerëzit e politikës të kujtohen për mirë...Arben Xhaferi është një nga të rrallët të cilin çdokush e kujton si një personalitet të jashtëzakonshëm. Sot do të festohej ditëlindja e tij e cila nuk është harruar edhe pse ai ka kohë që është larguar nga jeta. Të qoftë kujtimi i paharruar i shtrenjti miku im, sepse brezat kanë dhe do të kenë nevojë për veprën tënde!”, ka shkruar Taravari.

Остани поврзан