Tani për tani nuk ka informacione për shtetasin e Maqedonisë që rezulton i zhdukur në aksidnetin në Kran Montana
- Tani për tani nuk ka informacione shtesë për shtetasin maqedonas, i cili rezulton i zhdukur pas zjarrit në resortin dimëror zviceran Kran Montana.
Shkup, 2 janar 2025 (MIA) - Tani për tani nuk ka informacione shtesë për shtetasin maqedonas, i cili rezulton i zhdukur pas zjarrit në resortin dimëror zviceran Kran Montana.
"Informacioni i fundit që morëm nga institucionet kompetente është se është një person me shtetësi maqedonase. Jemi në kontakt me autoritetet zvicerane dhe policinë dhe presim më shumë detaje në lidhje me këtë, pas së cilës do ta informojmë opinionin publik", tha sot zëdhënësja e qeverisë Marija Mitevska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit në konferencën për shtyp në Qeveri.
Është vendosur kontakt me përfaqësues zyrtarë të Zvicrës dhe është ofruar ndihmë.
"Jemi në dispozicionin tuaj dhe presim që ata të kërkojnë ndihmë nëse është e nevojshme", tha Miteva dhe në emër të Qeverisë shprehu keqardhje dhe ngushëllime për aksidentin në Kran Montana. mb/
Foto: EPA