• петок, 05 декември 2025

Takimi i Trampit me liderët e Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhakistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit

Takimi i Trampit me liderët e Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhakistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit

Uashington, 7 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dje kërkoi takim me liderët e pesë vendeve të Azisë Qendrore në Shtëpinë e Bardhë, që ishte e përqendruar tek mineralet e rralla dhe zgjerimi dhe sigurimi i zinxhirëve amerikanë të furnizimit përmes marrëveshjeve të reja globale.

Takimi i Trampit me liderët në Kazakistan, Kirgistan, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit vjen në një kohë kur SHBA-ja po përpiqen të zgjerojnë ndikimin e tyre në një rajon të pasur me burime, që për një kohë të gjatë ka qenë të dominuara nga Rusia. ndërsa tani është gjithashtu nën vëmendje të veçantë nga Kina. 

Trampi theksoi se Azia Qendrore është një "rajon jashtëzakonisht i pasur" me metale të rralla të nevojshme për pajisje të teknologjisë së lartë, përfshirë telefonat inteligjentë, automjetet elektrike dhe aeroplanët luftarakë. Ai shtoi se është i vendosur të forcojë partneritetin e SHBA-së me vendet e Azisë Qendrore.

Uashingtoni po kërkon mënyra të reja për të shmangur Kinën lidhur me mineralet kritike të rralla, ndërsa Azia Qendrore ka rezerva të mëdha. Por, në rajon ka nevojë për investime për të vazhduar zhvillimin e burimeve të tij. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан