Takimi i Delegacionit të Kuvendit në AP të Mesdheut me kryetarin e organizatës, Xhulio Çentemero
- Në kuadër të Forumit Parlamentar të Grave të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (APM), që po mbahet në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, më 26-27 janar 2026, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga deputetët Sali Murati, shef i Delegacionit; Jovana Trençevska dhe Dafina Stojanoska, anëtare, pati takim me kryetarin e APM-së, Xhulio Çentemero, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit të Kuvendit, të cilën MIA e transmeton integrale.
Shkup, 28 janar 2026 (MIA) - Në kuadër të Forumit Parlamentar të Grave të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (APM), që po mbahet në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, më 26-27 janar 2026, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga deputetët Sali Murati, shef i Delegacionit; Jovana Trençevska dhe Dafina Stojanoska, anëtare, pati takim me kryetarin e APM-së, Xhulio Çentemero, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit të Kuvendit, të cilën MIA e transmeton integrale.
Deputeti Murati shprehu mirënjohjen e tij ndaj kryetarit Çentemero dhe APM-së për përpjekjet e kësaj organizate për të promovuar dialogun, bashkëpunimin dhe tolerancën jo vetëm midis anëtarëve të kësaj organizate, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.
Ai theksoi se vendi ynë ndan dhe mbështet vlerat e bazuara në parimet e dialogut dhe bashkëpunimit, si parakusht për përparimin e çdo vendi dhe çdo rajoni. Deputeti Murati kërkoi mbështetje nga APM-ja për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shpreson se përmes bashkëpunimit, dialogut dhe qasjes pozitive do t'i kapërcejmë pengesat me të cilat përballemi në rrugën tonë të integrimit.
Kryetari Çentemero theksoi se AP-ja e Mesdheut, përmes formave të ndryshme, grupeve të fokusit dhe tribunave mbi çështje të ndryshme, përfshirë edhe çështjet e sigurisë, po punon për t'i kapërcyer sfidat me të cilat përballen vendet anëtare. Ai informoi se APM-ja po punon për themelimin e forumit rinor që do t'i bashkojë shoqatat rinore të anëtarëve të APM-së me qëllim të promovimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, por edhe për të punuar së bashku mbi çështjet e hapura me të cilat përballen të rinjtë nga vendet e rajonit.
Deputetja Trençeska e përshëndeti këtë ide dhe theksoi se ka shumë çështje që lidhen me të rinjtë që mund të adresohen përmes proceseve të përbashkëta, përfshirë edhe përmes Forumit Rinor.
Deputetja Stojanoska vlerësoi se kjo është mundësi e mirë për të përfshirë edhe deputetët e rinj nga Kuvendi ynë, të cilët së bashku me deputetët dhe të rinjtë nga rajoni mund të punojnë në forcimin e rolit udhëheqës të të rinjve dhe përfshirjen e tyre aktive në krijimin e politikave dhe ndryshimeve.
Bashkëbiseduesit ranë dakord të intensifikojnë komunikimin në periudhën e ardhshme përmes të gjitha formave të mundshme të bashkëpunimit, sepse vetëm përmes dialogut, promovimit të vlerave të përbashkëta demokratike të bashkëpunimit dhe tolerancës mund të kapërcehen të gjitha çështjet e hapura dhe të sigurohet stabiliteti dhe zhvillimi. mb/
Foto: Pres-shërbimi i Kuvendit