Takim urgjent në BE për shkak të kërcënimit të Trampit për tarifa të reja
- Një takim urgjent i ambasadorëve të BE-së është planifikuar për sot në Bruksel, pasi presidenti i SHBA-së Donald Tramp njoftoi se do të vendosë tarifa për mallra nga tetë vende evropiane për shkak të situatës rreth Grenlandës.
Bruksel, 18 janar 2026 (MIA) - Një takim urgjent i ambasadorëve të BE-së është planifikuar për sot në Bruksel, pasi presidenti i SHBA-së Donald Tramp njoftoi se do të vendosë tarifa për mallra nga tetë vende evropiane për shkak të situatës rreth Grenlandës.
Takimi organizohet nga Qiproja, presidenca aktuale me BE-në.
Ambasadorët e 27 vendeve të BE-së do të takohen në një takim urgjent për shkak të përshkallëzimit të krizës mbi Grenlandën, e në takime të tilla, ambasadorët zakonisht përgatisin masa praktike për diskutim në takimet e ardhshme ministrore të Këshillit të BE-së.
Trampi paralajmëroi tarifa prej 10 për qind në shkurt për Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Holandën dhe Finlandën, të cilat më vonë do të rriten në 25 për qind dhe do të mbeten në fuqi derisa SHBA-ja të arrijë marrëveshje për të blerë Grenlandën. ls/