• понеделник, 19 јануари 2026

Takim urgjent në BE për shkak të kërcënimit të Trampit për tarifa të reja

Takim urgjent në BE për shkak të kërcënimit të Trampit për tarifa të reja

Bruksel, 18 janar 2026 (MIA) - Një takim urgjent i ambasadorëve të BE-së është planifikuar për sot në Bruksel, pasi presidenti i SHBA-së Donald Tramp njoftoi se do të vendosë tarifa për mallra nga tetë vende evropiane për shkak të situatës rreth Grenlandës.

Takimi organizohet nga Qiproja, presidenca aktuale me BE-në.

Ambasadorët e 27 vendeve të BE-së do të takohen në një takim urgjent për shkak të përshkallëzimit të krizës mbi Grenlandën, e në takime të tilla, ambasadorët zakonisht përgatisin masa praktike për diskutim në takimet e ardhshme ministrore të Këshillit të BE-së.

Trampi paralajmëroi tarifa prej 10 për qind në shkurt për Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Holandën dhe Finlandën, të cilat më vonë do të rriten në 25 për qind dhe do të mbeten në fuqi derisa SHBA-ja të arrijë marrëveshje për të blerë Grenlandën. ls/

 

Остани поврзан