Takim Sali - Ulusoj: Thellim i bashkëpunimit ekonomik dhe rritje e investimeve turke në vend
- Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali sot realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoj.
Shkup, 26 janar 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali sot realizoi takim me Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoj.
Siç informuan nga kabineti i Sali, gjatë takimit në Qeveri u diskutua për bashkëpunimin dypalësh në disa fusha me interes të përbashkët, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Republikës së Turqisë si anëtare e NATO-s dhe kontributin e saj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global, veçanërisht në aspektin e sigurisë.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve turke në vend, të cilat pritet të konkretizohen në periudhat e ardhshme. ls/
Foto: Kabineti i ministrit për Çështje Evropiane