• сабота, 21 февруари 2026

Zekolli Shaqiri: Ka mbaruar procedura e tenderimit për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup- Bllacë

Zekolli Shaqiri: Ka mbaruar procedura e tenderimit për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup- Bllacë

Shkup, 20 shkurt 2026 (MIA)- Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri në një deklaratë për media ka thënë se ka mbaruar procedura e tenderimit për ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë. 

Ajo tha se pritet përgjigje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për një pjesë të kredisë, pas çka pritet të nisin punimet, njofton TV21.

“Ajo procedurë është kaluar me sukses, mandej pas procedurës së tenderimit, duhet të bëhet edhe evaluimi i cili është bërë nga ana jonë, pasi që për autostradën Shkup-Bllacë kemi një pjesë të grantit, por edhe një pjesë të kredisë që merret nga BERZH-i, gjithçka tani varet prej tyre. Presim sinjal pozitiv, dmth i gjithë dokumentacioni është dorëzuar në zyrat e tyre, presim që ata te evaluojnë, besoj që nuk do të ketë asnjë problem apo asnjë vërejtje nga ana e tyre, kur të marrim ndonjë përgjigje pozitive, shumë shpejtë do të dalim në terren për fillimin e punimeve”, ka thënë Zekolli Shaqiri me rastin e pjesëmarrjes në fillimin e punimeve të infrastrukturës rrugore në Llaskarcë të Sarajit.

Остани поврзан