Takim në QMK për shkak të rrëshqitjes së dheut në afërsi të rrugëve "Belgradska" dhe "Patenije Zografski" në Shkup
- Me iniciativë të Komunës së Qendrës, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sot u mbajt takim koordinues, në të cilin morën pjesë drejtori i QMK-së, Muhamed Ali, kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, si dhe përfaqësues nga të gjitha institucionet dhe shërbimet kompetente.
Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Me iniciativë të Komunës së Qendrës, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sot u mbajt takim koordinues, në të cilin morën pjesë drejtori i QMK-së, Muhamed Ali, kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, si dhe përfaqësues nga të gjitha institucionet dhe shërbimet kompetente.
Takimi, siç u informuan nga QMK-ja, u thirr për shkak të rrëshqitjes së dheut në Vodno, në afërsi të rrugëve Belgradska dhe Partenie Zografski.
"Institucionet pjesëmarrëse e shqyrtuan gjendjen në terren, rreziqet për objektet përreth dhe nevojën për ndërmarrjen e masave urgjente për stabilizimin e zonës kritike. U dakordua veprim i përbashkët dhe i koordinuar, mbikëqyrje e shtuar dhe përgatitja e një plani urgjent me qëllim parandalimin e rrëshqitjes së mëtejshme të dheut", kumtoi QMK-ja.
Konkluzionet nga takimi do t’i përcillen zyrtarisht Qeverisë për veprim të mëtejshëm. rq/
Foto: QMK