• сабота, 21 февруари 2026

Takim Nikolloski - Miljaniq: Është e nevojshme të vendoset një linjë ajrore midis Maqedonisë dhe Malit të Zi në interes të lidhjes më të mirë të dy vendeve

Takim Nikolloski - Miljaniq: Është e nevojshme të vendoset një linjë ajrore midis Maqedonisë dhe Malit të Zi në interes të lidhjes më të mirë të dy vendeve

 Shkup, 6 shkurt 2026 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski sot zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Malit të Zi në vend, Zoran Miljaniq.

 Në takim është biseduar  për situatën aktuale në të dy vendet, me theks të veçantë në mundësinë e vendosjes së linjave të reja ajrore dhe lidhjes më të mirë të lidhjeve midis dy vendeve, njoftoi Ministria e Transportit.

 Zëvendëskryeministri e njohu ambasadorin Miljaniq me projektet e infrastrukturës, si dhe me proceset reformuese që po zbatohen me qëllim përmbushjen e agjendës evropiane, duke theksuar njëkohësisht aktivitetin e fortë të investimeve në ndërtimin dhe modernizimin e korridoreve ndërkombëtare, të cilat kanë një ndikim të fortë në zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.

Në takim është biseduar  edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimi tregtar, si dhe bashkëpunimi në turizëm. 

 "Me ambasadorin biseduam për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht mundësinë e vendosjes së lidhjeve ajrore midis dy vendeve. Gjithashtu, ngritëm edhe tema për përparimin e e bashkëpunimit tregtar, turizmit dhe gjithçkaje që është në interes të të dy vendeve. Mali i Zi është vendi ynë mik dhe presim që në emër të një partneriteti të tillë, bashkëpunimi midis dy vendeve të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme", theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.

Të dy bashkëbiseduesit, siç u theksua, ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin e mëtejshëm, veçanërisht në fushën e rritjes së marrëdhënieve ekonomike midis Maqedonisë dhe Malit të Zi. 

 Foto: Ministria e Transportit

 

Остани поврзан