• среда, 22 јануари 2025

Takim Mickoski-Kasanof: Perspektiva evropiane prioritet kyç në vizionin tonë strategjik për të ardhmen

Takim Mickoski-Kasanof: Perspektiva evropiane prioritet kyç në vizionin tonë strategjik për të ardhmen

Shkup, 21 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili dje mori pjesë në një pjesë të aktiviteteve të inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-së, Donald Tramp, që u mbajtën në Uashington, sot u takua me Aleksandar Kasanof, ndihmës-sekretar amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Siç njoftoi Mickoski në një postim në faqen e tij në Fejsbuk, në bisedat me Kasanof janë përqendriar në çështjet strategjike me rëndësi thelbësore për vendin.

"Gjatë bisedimeve u përqendruam në çështje strategjike me rëndësi thelbësore për Maqedoninë, përkrahjen e nevojshme nga partneri ynë strategjik shumëvjeçar, SHBA-ja, si dhe sfidat aktuale me të cilat përballet vendi ynë dhe rajoni. Perspektiva evropiane e Maqedonisë dhe roli i saj i shprehur në mënyrë aktive në NATO janë prioritetet kyçe në vizionin tonë strategjik për të ardhmen", theksoi Mickoski në njoftim.

Kryeministri dje është takuar edhe me kryetarin e Partisë Republikane amerikane, Majkëll Vatli, me të cilin kanë ndjekur fjalimin përshëndetës të presidentit amerikan Donald Tramp.

Mickoski në ceremoninë "Zërat e lirisë" të organizuar nga kompanitë "Tramp Media" dhe "Rambël", e cila u mbajt pas inaugurimit, u takua me Den Bonxhino, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Tramp dhe komentatori më i famshëm politik i djathtë. "Një bisedë, në të cilën folëm për Maqedoninë, sfidat tona, por edhe mundësitë. Argumentet dhe pozicionet tona janë të qarta dhe partneriteti ynë strategjik me SHBA-në dhe administratën e Presidentit Tramp janë të forta. Ne po luftojmë në vend për paga më të larta, pensione, infrastrukturë të re, shëndetësi më të mirë, arsim më konkurrues, një ekonomi me rritje të shpejtë etj., por po luftojmë edhe në Bruksel, Berlin, Paris, Londër, Uashington etj. zëri ynë është gjithnjë e më i fuqishëm", tha për takimin, kryeministri Mickoski. mb/

Foto: Qeveria/FB i Mickoskit

 

Тагови

Остани поврзан