• петок, 05 декември 2025

Takim Mickoski - Rokas për Raportin e KE-së

Takim Mickoski - Rokas për Raportin e KE-së

Shkup, 6 nëlntor 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të zhvillojë takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit për vitin 2025.

Pas takimit do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp, njoftoi pres-shërbimi i Qeverisë.

Komisioni Evropian më 3 nëntor e publikoi raportin për progresin e vendit. Në raport theksohet se autoritetet maqedonase kanë vazhduar të punojnë në udhërrëfyesin për sundimin e drejtësisë, reformën në administratën publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike, si dhe në Planin aksional për mbrojtjejn e pakicave, por është e rëndësishme që vendi të ecë përpara dhe t'i finalizojë të gjithë gjërat përgatitore të ndërlidhura me kriteret për hapjen e Grupkapitullit "Vlerat themelore". Në dokument theksohet se nevojiten aktivitete të mëtejshme të shpejta dhe aktivitete vendimtare lidhur me përcaktimet për fillimin e bisedimeve në pajtim me Kornizën negociuese, me qëllim që Grupkapitulli i parë të hapet sa më shpejt që është e mundur dhe kur do të plotësohen kushtet e vendosura.

Euroambasadori Rokas të martën ia dorëzoi raportin presidentes Gordana Siljanovska Davkova, ndërsa e prezantoi edhe para deputetëve në seancë të mbyllur në Kuvend. mb/

Остани поврзан