• петок, 05 декември 2025

Takim i Siljanovska-Davkovës me profesorë të Fakultetit për arsim fizik, sport dhe shëndet

Takim i Siljanovska-Davkovës me profesorë të Fakultetit për arsim fizik, sport dhe shëndet

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova bisedoi me profesorë të Fakultetit për arsim fizik, sport dhe shëndet për domosdoshmërinë e krijimit të modelit nacional të politikës arsimore dhe shëndetësore, ku do të sendërtohen aktiviteti fizik dhe shprehitë e shëndosha tek fëmijët dhe të rinjtë, si garancë për komb të shëndoshë mental dhe fizik.

Siç kumtuan nga kabineti i saj, për atë qëllim, dekani i fakultetit, Vllatko Nedellkovski, prodekanja për mësim, Andrijana Misovsski dhe profesorët Ivan Anastasovsski dhe Serjozha Gontarev e njoftuan presidenten me propozim projektin, përkatësisht me hulumtimet e planifikuara dhe kornizën kohore në të cilën do të zhvillohen (2026-2028), rezultatet e pritura dhe qëndrueshmërinë strategjike.

Ata i theksuan përfitimet e konstatuara nga aktiviteti fizik si: masë më e madhe muskulore, memorie më e mirë, koncentrim më i lartë, qetësi, mësim më i lehtë, rezultate më të larta akademike.

Presidentja propozon përkushtim të vëmendjes më të madhe ndaj lëndës së Arsimit fizik në të gjitha shkallët dhe format e arsimit, nga kopshti deri në fakultet, praktikim të mësimit interaktiv në natyrë, mësim në lëvizje.

Të gjithë beosjnë se inkorporimi i aktivitetit fizik si element i domosdoshëm në procesin arsimor do të ketë ndikim të fuqishëm ndaj të rinjve dhe modelit të tyre të preferuar të jetës, duke profilizuar gjenerata më aktive, më të qëndrueshme, më të vetëdijësuara dhe më të shëndosha, ceket në kumtesë. ab/

Foto: Kabineti presidentes Siljanovska-Davkova

Остани поврзан