• сабота, 21 февруари 2026

Takim i përfaqësuesve të QMK-së, MM-së, Armatës dhe anëtarëve Asociacionit të Atasheve të Mbrojtjes, të akredituar në shtet

Takim i përfaqësuesve të QMK-së, MM-së, Armatës dhe anëtarëve Asociacionit të Atasheve të Mbrojtjes, të akredituar në shtet

Shkup, 28 janar 2026 (MIA) - Në hapësirat e Qendrës për Menaxhim me Kriza, sot u pritën anëtarët e Asociacionit të Atasheve të Mbrojtjes të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut (AOA), si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës.

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Muhamed Ali, së bashku me zëvendësdrejtorin Trajçe Jovanovanski, i përshëndetën të pranishmit dhe u dëshiruan mirëseardhje të përzemërt, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe ushtarake.

“Bashkëpunimi me atashetë e mbrojtjes paraqet një urë të rëndësishme për ndërtimin e besimit të ndërsjellë, shkëmbimin me kohë të informacioneve dhe veprimin e koordinuar në kushte të sfidave komplekse të sigurisë dhe krizave. Vetëm përmes partneritetit dhe qasjes së përbashkët mund të sigurojmë një reagim efikas dhe në kohë për mbrojtjen e qytetarëve dhe të shtetit", tha Ali.

Para të pranishmëve u mbajt edhe një prezantim mbi funksionimin e Qendrës për Menaxhimin e Krizave, kompetencat dhe rolin e saj në sistemin e menaxhimit të krizave, me ç’rast u theksua se QMK-ja përfaqëson hallkën kryesore në procesin e koordinimit, komunikimit me kohë dhe përballimit të situatave të krizës në nivel kombëtar.

Në një atmosferë konstruktive dhe profesionale u shkëmbyen mendime dhe përvoja, me theks të veçantë në avancimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërkombëtar, si dhe në mekanizmat e përbashkët për parandalim dhe reagim ndaj krizave.

Qendra për Menaxhimin e Krizave mbetet e përkushtuar fuqishëm në ndërtimin e partneriteteve të forta me të gjithë akterët relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë, me qëllim përballimin efikas, të koordinuar dhe në kohë të të gjitha sfidave. bsh/

Foto: QMK

Остани поврзан