• вторник, 30 декември 2025

Takim i presidentes Siljanovska-Davkova me delegacionin nga Senati i Mbretërisë së Spanjës

Takim i presidentes Siljanovska-Davkova me delegacionin nga Senati i Mbretërisë së Spanjës

Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Spanja është partneri ynë i rëndësishëm në NATO, OKB dhe OSBE dhe mbështetëse parimore e aspiratave të vendit tonë për anëtarësim në BE, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në takimin e sotëm me delegacionin e komisionit për politikë të jashtme nga Senati i Mbretërisë së Spanjës, në shoqërim të ambasadorit Rafael Soriano Ortiz.

Ajo e përshëndeti vizitën, duke e vlerësuar si pikë kthese në marrëdhëniet mes Spanjës dhe Maqedonisë së ]Veriut përmes ripërtëritjes dhe intensifikimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.

Siljanovska-Davkova foli për nevojën e krijimit të një Grupi të përzier miqësor në Senatin dhe Kongresin spanjoll. Ajo foli për potencialin e shfrytëzuar në mënyrë të pamjaftueshme për bashkëpunim ekonomik i cili mund të rregullohet me marrëveshje bilaterale.

Presidentja hollësisht i arsyetoi qëndrimet e vendit lidhur me procesin integrues në BE, duke e riafirmuar përkushtimin e vendit tonë në përmbushjen e Kritereve të Kopenhagës.

Përfaqësuesit e Senatit spanjoll u falënderruan për bisedën dhe shprehën gatishmëri për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit, si dhe mbështetje në eurointegrim. ab/

Fotо Kabineti i Presidentes së RMV-së

 

 

 

Остани поврзан