Takim i presidentes Siljanoska Davkova me organizatorët e aksionit ekologjik "GENERALKA WEEKEND"
- Presidetja Gordana Siljanovska Davkova ka realizuar takim me Gordana Sofija dhe Hanes Jekël, drejtorë ekzekutivë të kompanisë "Man and Mountain" dhe organizatorët të aksionit ekologjik "GENERALKA WEEKEND".

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Presidetja Gordana Siljanovska Davkova ka realizuar takim me Gordana Sofija dhe Hanes Jekël, drejtorë ekzekutivë të kompanisë "Man and Mountain" dhe organizatorët të aksionit ekologjik "GENERALKA WEEKEND".
Në takim, siç njoftoi Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova, është biseduar për qëllimet dhe aktivitetet e kësaj ngjarje, si dhe për përgatitjet për edicionin e tij të sivjetshë.
"Bashkëbiseduesit kanë informuar se bëhet fjalë për ngjarje nacionale, e cila mbahet në të gjitha komunat e vendit në fundjavën e dytë të majit. E njëjta përfshin vullnetarë, pjesëmarrës nga sektori civil dhe i biznesit, institucione arsimore, ndërmarrje ko munale dhe të tjera publike, klube sportive dhe pensionale, komunitete vendore dhe urbane, parqe nacionale, që e pastrojnë rrethinën e tyre dhe e selektojnë mbeturinën e mbledhur", theksohet në komunikatë.
Presidentja u ka dhënë mirënjohje organizatorëve të aksionit, duke theksuar se angazhimi i tyre kontribuon dukshëm për ngitjen e ndërgjegjës publike për nevojat e selektimit dhe reciklimit të mbeturinave. Sipas saj, nismat e këtilla jo vetëm që ndihmojmë në mbrojhtjen e mjedisit jetësor, por edhe i inspirojnë qytetarët të jenë bartës të ndryshimeve pozitive në komunitetin e tyre, duke krijuar kulturë të përgjegjsisë ekologjike.
Presidentja shprehu gatishmërinë e saj për t'iu bashkuar aktiviteteve të kësaj nisme dhe veprimeve e ngjarjeve të tjera që kanë të bëjnë me rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor, duke theksuar se nevojitet një aktivitet i përbashkët masiv në mbrojtjen e natyrës. mb/
Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova