Takim i Partneritetit për bashkëpunim energjetik transatlantik (P-TEC) në Athinë - mes pjesëmarrësve dhe ministres Bozhinovska
- Siguria energjetike dhe siguria, projektet infrastrukturore dhe mundësitë investuese, do të jenë tema kryesore të takimit të Partneritetit të gjashtë për bashkëpunim energjetik transatlantik (P-TEC), që sot dhe nesërmbahet në Athinë, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve është edhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, lajmëroi korrepsondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 6 nëntor 2025 (MIA) - Siguria energjetike dhe siguria, projektet infrastrukturore dhe mundësitë investuese, do të jenë tema kryesore të takimit të Partneritetit të gjashtë për bashkëpunim energjetik transatlantik (P-TEC), që sot dhe nesërmbahet në Athinë, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve është edhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, lajmëroi korrepsondentja e MIA-s nga Athina.
Takimi është në organizimtë Ministrisë së Energjetikës të SHBA-së, Ministrisë së Mjedisit jetësor dhe Energjetikës të Greqisë dhe Qendrës energjetike globale të Këshillit atlantik, ndërkaq është ndarë në dy pjesë: biznis forumi gjatë ditës së sotme dhe takimi ministror nesër.
Biznes forumi do t'u japë mundësi liderëve të lartë nga industria publike dhe private të bisedojnë për sigurinë energjetike dhe sigurinë, si dhe për lidhjen mes energjisë dhe konkurrencës ekonomike.
Takimi ministror i P-TEC do t acekë rolin e gazit të rrjedhshlm natyror në mbështetje të konkurrencës evropiane dhe rritjes, si dhe strategjisë për përmirësim të ndërlidhjes dhe sigurisë së rrjetit.
Forumin sot do ta hapë sekretari amerikan i Energjetikës, Kris Rajt, së bashku me ministrin grek të Energjetikës, Stavros Papastavru, ndërkaq do të marrin pjesë edhe sekretari amerikan i Punëve të Brendshme, ministra të energjetikës, ministra nga Qeveria greke, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe kompani energjetike.
Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska në takim merr pjesë pas ftesës zyrtare nga sekretari për energjetikë i SHBA-së, Kris Rajt.
Në kuadër të vizitës në Athinë, siç informuan nga Ministria, Bozhinovska do të ketë edhe tkaim me sekretarin amerikan të Energjetikës, ku do të bisedohet për mundësi për thellim të bashkëpunimit energjetik, investimeve në korridore energjetike rajonale.
"Pjesëmarrja e ministres Bozhinovska në këtë forum është konfirmim për interesin e rritur dhe pozicionimin e Maqedonisë në suaza të nismave transatlantike energjetike, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë në drejtim të përforcimit të stabilitetit energjetik, diversifikimit të burimeve dhe qasjes drejt teknologjive të reja dhe investimeve", kumtuan nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.
P-TEC është platformë kryesore për ministrat e energjetikës dhe delegacioneve nga Evropa Qendrore dhe Lindore të bashkëpunojnë me Ministrinë amerikane të Energjetikës, agjenci tët jera amerikane dhe sektorin privat për zgjidhje të problemeve energjetike në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Në nismë marrin pjesë SHBA-ja, bashkimi Evropian dhe 24 vende evropiane mes të cilëve edhe vendi ynë. ab/
Foto: Printskrin