• недела, 07 јули 2024

Takim i Mucunskit me ambasadorin polak Gzhelçik

Takim i Mucunskit me ambasadorin polak Gzhelçik

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takim lamtumirës me ambasadorin e Republikës së Polonisë, Kshishtof Gzhelçik. 

Në takim, siç bëri të ditur MPJ, ministri Mucunski është falënderuar për angazhimin gjithpërfshirës dhe kontributin aktiv në drejtim të fuqizimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve. Njëherësh, e ka theksuar rëndësinë që vendi e jep në zhvillimin dhe kultivimin e marrëdhënieve gjithpërfshirëse dhe bashkëpunim me Poloninë, të cilat bazohen në miqësinë e thellë dhe vlerat e ndara. 

Ministri u falënderua për mbështetjen parimore dhe të fuqishme polake të integrimit të vendit në BE, si në nivel dypalësh, ashtru edhe përmes Grupit të Vishegradit dhe e ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së re për vazhdimin e rrugës evropiane përmes përmbushjes së agjendës aktive në reforma në planin vendor dhe veprim me përgjegjësi në planin ndërkombëtar. 

"Të dyja palët, si aleatë në kuadër të Aleancës në NATO e theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer sa i përket të gjitha temave kyçe, gjatë kësaj ishte konfirmuar gatishmëria për koordinim të mëtutjeshëm dhe bashkëpunim në kontekst të Samitit të ardhshëm jubilar të NATO-s në Uashington", qëndron në kumtesë. 

Ministri e ka njoftuar ambasadorin me prioritetet e Qeverisë së re, me fokus në interes të vendit për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të reja polake. fc/

Fotografia: MPJ

Остани поврзан