Takim i ministrit Murtezani me Ana-Maria Bura nga Këshilli Evropian
- Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, në kuadër të vizitës punuese në Bruksel, mëngjesin e sotëm zhvilloi takim me Ana-Marija Bura, këshilltare kryesore për politikë të jashtme në kabinetin e kryetarit të Këshillit Evropian, përgjegjëse për koordinimin e politikave të jashtme dhe agjendës së punëve të jashtme të BE-së.
Shkup, 1 dgjetor 2025 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, në kuadër të vizitës punuese në Bruksel, mëngjesin e sotëm zhvilloi takim me Ana-Marija Bura, këshilltare kryesore për politikë të jashtme në kabinetin e kryetarit të Këshillit Evropian, përgjegjëse për koordinimin e politikave të jashtme dhe agjendës së punëve të jashtme të BE-së.
Siç njofton Ministria për Çështje Evropiane, në takim u shkëmbyen mendime lidhur me situatën aktuale dhe dinamikën e procesit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe për rrethanat më të gjëra gjeopolitike dhe rolin e politikës së zgjerimit në ruajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

"Ministri Murtezani e theksoi angazhimin e Qeverisë për harmonizimin e plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Unionit, përfshirë edhe në kontekstin e agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës, si dëshmi e përcaktimit strategjik të vendit për anëtarësimin në BE dhe rolit të saj si partner i besueshëm. Ai iu referua gjithashtu edhe progresit në zbatimin e Axhendës reformuese dhe Planit për rritje, si dhe implementimin e udhërrëfyesve për administratën publike, sundimin e ligjit, pakicat dhe investimet e huaja, të cilët përbëjnë bazë për vazhdimin e procesit të aderimit dhe shfrytëzimin e instrumenteve financiare të Unionit.
Në kumtesë theksohet se Bura e përshëndeti progresin e Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e detyrimeve nga procesi i aderimit dhe u shpreh gatishmëria për mbështetje të mëtejshme nga ana e institucioneve të BE-së në zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e mundësive të cilat i ofron Plani i ri për rritje për Ballkanin Perëndimor.
"Të dyja palët u pajtuan se dialogu i vazhdueshëm politik dhe qasja konstruktive janë kyçe për ruajtjen e dinamikës pozitive dhe për përshpejtimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut", njoftoi MÇE. mb/
Foto: Ministria për Çështje Evropiane