Takim i ministres Bozhinovska me BNJVL, u shqyrtuan mundësitë për uljen e shpenzimeve për rrymë të ndërmarrjeve publike
- – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska ka realizuar takim me Bordin Drejtues të BNJVL, në të cilin temë kryesore ishin shpenzimet e larta për energji elektrike me të cilat përballen ndërmarrjet publike, shkollat, komunat dhe ndriçimi rrugor. Siç informuan nga Ministria e këtij dikasteri, ishin shqyrtuar disa zgjidhje të mundshme dhe masa që do të kontribuonin për uljen e shpenzimeve për energji elektrike të institucioneve publike.

Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska ka realizuar takim me Bordin Drejtues të BNJVL, në të cilin temë kryesore ishin shpenzimet e larta për energji elektrike me të cilat përballen ndërmarrjet publike, shkollat, komunat dhe ndriçimi rrugor. Siç informuan nga Ministria e këtij dikasteri, ishin shqyrtuar disa zgjidhje të mundshme dhe masa që do të kontribuonin për uljen e shpenzimeve për energji elektrike të institucioneve publike.
Si hap i parë, shtojnë nga Ministria, komunave do tu jepet në dispozicion platformë e vetme për furnizime publike të energjisë elektrike të cilën do të mund ta shfrytëzojnë të gjitha institucionet, e cila është përgatitur në bashkëpunim me Byronë për Furnizime Publike. Kjo, vlerësojnë nga aty, do të sigurojë furnizim të energjisë elektrike me çmime më të favorshme, transparencë më e madhe dhe shmangie të shpenzimeve të panevojshme. Gjithashtu, do të emërohen persona për kontakt nga Ministria të cilët do të veprojnë si trup këshillues për institucionet gjatë furnizimit të energjisë elektrike.
“Institucionet publike do të jenë të drejtuara që të furnizojnë energji elektrike përmes Bursës Energjetike të Maqedonisë (MEMO), me intencë që bursa referuese të jetë bursa maqedonase, në vend si deri më tani furnizimi të ecë përmes bursave të huaja si HUPX. Me këtë do të shmangeshin shpenzimet shtesë për transmetim dhe shpenzime të tjera”, thonë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.
Komunat, siç bëhet e ditur në kumtesë, kërkuan mbështetje për realizimin e projekteve për efikasitet energjetik. fc/
Fotografia: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale