• сабота, 22 февруари 2025

Takim i Këshillit drejtues të BNJVL-së me ministren e Financave

Takim i Këshillit drejtues të BNJVL-së me ministren e Financave

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) - Këshilli drejtues i Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) sot do të mbajë seancën e 24-të, në të cilën me ftesë të BNJVL-së, do të marrë pjesë edhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.

Siç kumtojnë nga BNJVL, në përputhje me Memorandumin e ri për bashkëpunim të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe BNJVL-së (gusht të vitit 2024) do të diskutohet për zhvillimin e mëtejshëm të decentralizimit fiskal në vendin tonë, mundësitë për përforcimin e stabilitetit financiar të komunave dhe nevojën e rishikimit të metodologjive për shpërndarjen e bllok granteve që pushteti qendror ua transferon komunave për zbatimin e kompetencave të caktuara, midis të cilave për arsim, për kopshte, për  mbrojtjen nga zjarri, e të tjera. 

Këshilli drejtues i BNJVL-së në këtë seancë do të diskutojë edhe për çështje tjera aktuale në vetëqeverisjen lokale. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан