• петок, 05 декември 2025

Takim i Kryetarit Gashi me ambasadorin jorezident të Arabisë Saudite, Faisal Gazi Ismail Hifzi

Takim i Kryetarit Gashi me ambasadorin jorezident të Arabisë Saudite, Faisal Gazi Ismail Hifzi

Shkup, 10 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua sot me Faisal Gazi Ismail Hifzi, ambasador jorezident i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftuan nga pres-shërbimi qeveritar.

Kryetari Gashi theksoi se vlerëson veçanërisht rolin e diplomacisë parlamentare, një mekanizëm kyç për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe për këtë arsye riafirmoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit (Shura) të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Ai vuri në dukje se në disa mandate të njëpasnjëshme, Kuvendi ka krijuar Grup Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentet nga Lindja e Mesme dhe Gjiri Arabik.

Ambasadori Faisal Gazi Ismail Hifzi theksoi se në të ardhmen pret që theksi i marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite të vendoset në forcimin e bashkëpunimit ekonomik duke nënshkruar më shumë marrëveshje dypalëshe në fushat e investimeve, tregtisë së lirë dhe aviacionit civil.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi të madhe për takimin dhe theksuan se miqësia dhe bashkëpunimi që ekziston midis dy vendeve do të forcohet dhe promovohet më tej në të ardhmen nëse politika e vizave midis dy shteteve lehtësohet. mb/

Foto. MIA

Остани поврзан