• вторник, 09 декември 2025

Takim i Gashit në Doha me Kryetarin e Këshillit Shura të Shtetit të Katarit dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Suprem për Dorëzim dhe Trashëgimi

Takim i Gashit në Doha me Kryetarin e Këshillit Shura të Shtetit të Katarit dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Suprem për Dorëzim dhe Trashëgimi

Shkup, 7 dhjetor  2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit  Afrim Gashi, sot në Doha zhvilloi një takim me Kryetarin e Këshillit të Shuras të Shtetit të Katarit, Hasan Bin Abdullah Al-Ganim.

Në takim, siç informojnë nga pres shërbimi kuvendor, është biseduar për thellimin e bashkëpunimit dhe mundësitë për intensifikimin e komunikimit ndërmjet dy parlamenteve.

 

Kryetari Gashi theksoi se e vlerëson në mënyrë të veçantë rolin e rëndësishëm të diplomacisë parlamentare, si një element thelbësor në ndërtimin e urave ndërmjet vendeve dhe popujve, sidomos në kohën e sfidave globale. Ai i bëri një ftesë Kryetarit të Këshillit të Shurës që vitin e ardhshëm të realizojë një vizitë zyrtare në vendin tonë, në kuadër të shënimit të 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

"Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Grupet e Miqësisë dhe Bashkëpunimit që ekzistojnë në të dy parlamentet mund të jenë një vlerë e shtuar në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive lidhur me legjislacionin në fushën e zhvillimit ekonomik, energjetikës, dixhitalizimit, si dhe ndryshimeve klimatike", qëndron në kumtesë.

 

Gashi në Doha realizoi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë të Katarit, Hasan Al Thavadi, i cili është përgjegjës për zhvillimin e industrisë filmike. Siç theksohet në komunikatën e Kuvendit, me qëllim të një zhvillimi më të madh të industrive kulturore dhe kreative, Shteti i Katarit po hap mundësinë për investime dhe mbështetje të filmave dhe projekteve mediatike, si pjesë e vizionit afatgjatë për Katarin.

 Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe festivaleve filmike të dy shteteve, përmes produksioneve të përbashkëta, mbështetjes së producentëve dhe regjisorëve të rinj, mund të kontribuojë në pasurimin e potencialit kreativ të të dy shteteve.

 Foto: Kuvendi

 

Остани поврзан