Takim Hoxha dhe Filipidu: Prioritet bashkëpunimit dypalësh në fushën e mjedisit jetësor
- - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi takim pune me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu, ku u shqyrtuan prioritetet e bashkëpunimit bilateral në fushën e mjedisit.
Shkup, 16 janar 2026 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi takim pune me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu, ku u shqyrtuan prioritetet e bashkëpunimit bilateral në fushën e mjedisit.

Siç bëri të ditur Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në fokus të bisedimeve ishin aktivitetet që lidhen me menaxhimin e Parkut Nacional të Prespës, menaxhimin e burimeve ujore, gjendjen hidrologjike të Liqenit të Prespës dhe Liqenit të Dojranit, si dhe projektet aktuale ndërkufitare që po zbatohen.
Të dyja palët konfirmuan angazhimin e përbashkët për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, me theks të veçantë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve ndërkufitare. fc/
Foto: MMJPH