• сабота, 22 февруари 2025

Takim Bozhinovska - Gabriel: E ardhmja energjetike mbështetet nga BEI

Takim Bozhinovska - Gabriel: E ardhmja energjetike mbështetet nga BEI

Shkup, 22 janar 2025 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale, Sanja Bozhinovska sot realizoi takim me Bjorn Gabriel, përfaqësues i Bankës evropiane investuese (BEI), ku diskutuan për projektet rrjedhëse dhe të ardhshme në sektorin energjetik, me theks të veçantë në interkonektorin për gaz i cili do të kalojë nëpër vendin tonë.

Në takim, Bozhinovska e ceki rëndësinë e këtij projekti për sigurinë energjetike të vendit dhe shprehi falënderim për mbështetjen nga BEI. Takimi, siç thonë nga Ministria, paraqet vazhdim të bashkëpunimit mes Minsitrisë së Energjetikës dhe BEI-së.

"Si partnere afatgjate e rajonit, bankae BE-së vazhdimisht siguron mbështetje financiare dhe teknike për ndërtim të infrastrukturës kyçe dhe përmirësim të kapaciteteve operative", kumtuan nga Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale.

Në takim, siç thonë, është bërë fjalë edhe për investimet në burime ripërtëritëse të energjisë, të cilat do të kontribuojnë për siguri energjetike, njëkohësisht duke i ulur emetimet e dioksid karbonit.

Ministrja Bozhinovska e ceki përkushtimin e Ministrisë së Energjetikës në zbatimin e reformave dhe projekteve të cilat do të sigurojnë të ardhme energjetike për shtetin. ab/

Foto: Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale

Остани поврзан