Tajms: Britania e Madhe dhe Franca do të dërgojnë deri 15.000 ushtarë si ndihmë në Ukrainë
- – Britania e Madhe dhe Franca do të dërgojnë deri 15.000 ushtarë që të ndihmojnë në mbrojtjen e Ukrainës në rast të marrëveshjes paqësore, shumë pak se sa pritej, njoftoi Tajms.
Londër, 8 janar 2026 (MIA) – Britania e Madhe dhe Franca do të dërgojnë deri 15.000 ushtarë që të ndihmojnë në mbrojtjen e Ukrainës në rast të marrëveshjes paqësore, shumë pak se sa pritej, njoftoi Tajms.
Shefat e forcave ushtarake britanike fillimisht kinse propozuan dërgimin e 10.000 ushtarëve si pjesë e “Koalicionit të të përgatiturve” nga 64.000 ushtarë, por kjo u vlerësua si e paqëndrueshme në Ministrinë e Mbrojtjes duke pasur parasysh madhësinë momentale të armatës britanike.
Supozohet se do të shpërndahen më pak se 7.500 ushtarë britanikë, zbuluan dy burime ushtarake, megjithëse edhe ky numër pritet të jetë i vështirë për Britaninë e Madhe, e cila ka vetëm rreth 71.000 ushtarë të trajnuar në armatën e saj të rregullt. Francezët gjithashtu janë zotuar të dërgojnë trupa në Ukrainë dhe pritet që ata të përbëjnë pjesën më të madhe të shpërndarjes, e cila do të jetë në pjesën perëndimore relativisht të sigurt të vendit, larg vijave të frontit. Estonia ka thënë më parë se është e përgatitur të dërgojë disa qindra trupa, kujton Tajms.
Disa burime sugjerojnë se madje fuqi e përgjithshme prej 15.000 është optimiste. Gjermania është e gatshme të shpërndajë forca në afërsi të Ukrainës, eventualisht në Poloni ose Rumani, shtoi një burim ushtarak.
Një burim tjetër diplomatik tha se skenarë të ndryshëm do të rezultonin me numra të ndryshëm, varësisht nga rezultati i bisedimeve paqësore.
Sipas planit, forcat britanike dhe franceze do të ndihmonin në trajnimin e armatës ukrainase dhe do ta mbikëqyrnin ndërtimin e “objekteve të sigurta” për ruajtje të armëve dhe pajisjeve ushtarake që do të mund të shfrytëzohen për mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës.
Kryeministri britanik Kir Starmer paraprakisht deklaroi se shpërndarja eventuale e forcave britanike në Ukrainë, në përputhje me deklaratën e nënshkruar me Parisin dhe Kievin, do të vendoset në votim në Parlamentin britanik.
“Do ta njoftoj parlamentin për zhvillimin e ngjarjeve dhe nëse duhet të shpërndahen ushtarë në përputhje me deklaratën e nënshkruar, do ta vendos atë çështje në votim në parlament”, tha Starmeri në fjalimin para deputetëve. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s