• сабота, 21 февруари 2026

Taipei: Biseda telefonike Xhinping-Tramp do ta “stabilizojë” sigurinë rajonale

Taipei: Biseda telefonike Xhinping-Tramp do ta “stabilizojë” sigurinë rajonale

Taipei, 5 shkurt 2026 (MIA) - Tajvani e ka përshëndetur telefonatën midis presidentit amerikan Donald Tramp dhe homologut të tij kinez, Si Xhinping, duke thënë se kjo do të ndihmonte në stabilizimin e rajonit, ndërsa Kina rrit presionin e saj ushtarak në ishullin që e konsideron si provincë të shkëputur.

"Nuk jemi shumë të shqetësuar për këtë telefonatë. Në fakt, mendojmë se do të ndihmojë në stabilizimin e situatës, veçanërisht ndërsa Kina vazhdon të përshkallëzojë tensionet në Ngushticën e Tajvanit dhe mbarë rajonin", tha zëvendësministri i Jashtëm i Tajvanit, Çen Mingçi.

Orë më parë, mediat kineze publikuan se Xhinpingu i tha Donald Trampit gjatë telefonatës së tyre se mosmarrëveshjet dypalëshe mund të zgjidhen përmes "respektit të ndërsjellë", por se SHBA-të duhet të "jenë të kujdesshme" në shitjen e armëve në Tajvan.

Më vonë, Trampi, në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, shkroi se marrëdhënia e SHBA-së me Kinën dhe marrëdhënia e tij personale me presidentin kinez janë "jashtëzakonisht të mira" dhe e përshkroi bisedën me Xhinpingun si "të shkëlqyer".

"Mendoj se e mirëpresim këtë lloj përpjekje për të stabilizuar situatën e sigurisë në rajon", ka thënë Çeni.

Foto: arkivi i EPA-s

 

Остани поврзан