Tërmeti me magnitudë prej 5.2 afër Santorinit - më i forti deri më tani
- Tërmet i ri me magnitudë 5.2 është regjistruar sonte pak pas orës 21 në afërsi të Santorinit, i cili është edhe më i fuqishmi në serinë e tërmeteve në detin mes ishujve Santorini dhe Amorgos në ditët e fundit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 5 shkurt 2025 (MIA) - Tërmet i ri me magnitudë 5.2 është regjistruar sonte pak pas orës 21 në afërsi të Santorinit, i cili është edhe më i fuqishmi në serinë e tërmeteve në detin mes ishujve Santorini dhe Amorgos në ditët e fundit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Tërmetet në zonën konkrete vazhdojnë me ritme të pandërprera, ndërsa karakteristike është se mëngjesin e sotëm në një periudhe prej 25 minutash janë shënuar shtatë lëkundje të njëpasnjëshme me magnitudë nga 4.1 deri në 4.8 ballë.
Paralelisht, kryetari i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtje Antisizmike të Greqisë (OASP), Eftimios Lekasna, në konferencën e sotme informative për shtyp në Ministrinë e Mbrojtjes Civile dhe Krizave Klimatike për rrezikun e rrëshqitjeve të dheut në Santorini për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik në ishull.