• сабота, 21 февруари 2026

Të reshurat e mëdha të borës e paralizuan Japoninë, rreth dhjetë persona e humbën jetën, ndërsa qindra u lënduan

Të reshurat e mëdha të borës e paralizuan Japoninë, rreth dhjetë persona e humbën jetën, ndërsa qindra u lënduan

Tokio, 26 janar 2026 (MIA) - Të paktën 16 persona e kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 100 janë lënduar në të reshurat e mëdha të borës, që e kanë paralizuar Japoninë, njoftuan autoritetet lokale.

Numri më i madh i viktimave janë regjistruar në prefekturën Niigata - 11, si dhe prefekturën Agita - katër.

Krahas kësaj, pothuaj 120 persona janë lënduar në këto prefektura në pjesën veriore të ishullit Honshu.

Paraprakisht, mijëra njerëz e kaluan natën në aeroportin "Shin Çitose" në qytetin Saporo, në pjesën veriore të ishullit Hokaido, për shkak të anulimit të fluturimeve, si pasojë të motit të keq.

Sipas meteorologëve, kushtet e këqija dimërore do të mund të shkaktojnë probleme në transportin publik edhe në pjesë tjera të vendit. bsh/

Foto: Arkiv/ilustrim 
 
 

Остани поврзан