Të paktën tre të vdekur nga zjarri në një hostel në Budapest
- Të paktën tre persona e humbën jetën, ndërsa 22 janë lënduar nga zjarri i shpërthyer në një hostel në një paralagje të kryeqytetit hungarez, Budapest.
Budapest, 13 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën tre persona e humbën jetën, ndërsa 22 janë lënduar nga zjarri i shpërthyer në një hostel në një paralagje të kryeqytetit hungarez, Budapest.
Zjarri shpërtheu sot në mëngjes në ndërtesën dykatëshe. Zjarri së shpejti u shua, por shkaktoi rrënimin e çatisë.
Zjarrfikësit nxorrën disa njerëz të mbijetuar nën rrënoja. Trupat e dy birrave dhe një gruaje u gjetën nën çatinë e rrënuar të objektit.
Ekipet mjekësore u ofruan ndihmë 22 personave të lënduar, të cilët janë dërguar në tetë spitale në Buddapest për mjekim të mëtutjeshëm. Katër nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. ab/
foto: Fejsbuk