Të paktën pesë persona e kanë humbur jetën në shpërthimin në një fabrikë për pushkaliqe në Penxhab
- Në shpërthimin në një fabrikë për prodhimin e pushkaliqeve në rajonin Muktsar në Penxhab, jetën e kanë humbur pesë punëtorë, ndërsa 29 janë lënduar, njoftoi sot "Hindustani tajms".
Nju-Delhi, 30 maj 2025 (MIA) - Në shpërthimin në një fabrikë për prodhimin e pushkaliqeve në rajonin Muktsar në Penxhab, jetën e kanë humbur pesë punëtorë, ndërsa 29 janë lënduar, njoftoi sot "Hindustani tajms".
Në fabrikën për prodhimin dhe paketimin e pushkaliqeve, të punësuarit kryesisht janë emigrantë.
Shpërthimi, i cili ka ndodhur në mëngjes rreth orës një, ka shkaktuar rënimin e tërë infrastrukturës së fabrikës. bsh/
Foto: MIA arkiv