Të paktën nëntë persona humbën jetën gjatë një shpërthimi në një stacion policor në Kashmir (PLT)
- – Numri i të vdekurve në shpërthimin e mbrëmshëm në një stacion policor në pjesën indiane Kashmir u rrit në nëntë, ndërsa 32 janë lënduar. Incidenti ka ndodhur për shpërthimit të eksplozivit të konfiskuar në stacionin policor.
Nju Delhi, 15 nëntor 2025 (MIA) – Numri i të vdekurve në shpërthimin e mbrëmshëm në një stacion policor në pjesën indiane Kashmir u rrit në nëntë, ndërsa 32 janë lënduar. Incidenti ka ndodhur për shpërthimit të eksplozivit të konfiskuar në stacionin policor.
Policia lokale njoftoi se shpërthimi në stacionin e policisë në qytetin Sringar është aksident dhe e përjashtoi mundësinë për sulm. Aksidenti ka ndodhur derisa policë dhe ekspertë të forenzikës e hetonin eksplozivin.
Incidenti ndodhi katër ditë pas shpërthimit vdekjeprurës të një automobil-bombe në Nju Delhi, me çka humbën jetën të paktën tetë persona. Autoritetet indiane sulmin e cilësuan si akt terrorist. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s