• недела, 11 јануари 2026

Të paktën 88 persona humbën jetën në përmbytjet në Nigeri

Të paktën 88 persona humbën jetën në përmbytjet në Nigeri

 Abuxha, 30 maj 2025 (MIA) - Të paktën 88 persona dje humbën jetën në përmbytjet që goditën qytetin Mokva, bënë të ditur sot autoritetet nigeriane.

 Sipas tyre, një numër i madh njerëzish janë ende në rrezik, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në terren.

 Qyteti Mokva u përmbyt pas disa orësh reshjesh të dendura shiu. Megjithatë, sipas mediave lokale, situata është përkeqësuar edhe për shkak të shembjes së një dige në një qytet fqinj.

 Foto: Iks

 

Остани поврзан