Të paktën 20 viktima dhe 320 të lënduar në tërmetin e fuqishëm në veri të Afganistanit
- Në tërmetin që mbrëmë e goditi pjesën veriore të Afganistanit jetën e kanë humbur të paktën 20 persona, ndërsa 320 janë lënduar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë atje, duke publikuar bilancin e ri të viktimave.
Kabul, 3 nëntor 2025 (MIA) - Në tërmetin që mbrëmë e goditi pjesën veriore të Afganistanit jetën e kanë humbur të paktën 20 persona, ndërsa 320 janë lënduar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë atje, duke publikuar bilancin e ri të viktimave.
"Në provincat Balk dhe Samangan jetën e kanë humbur 20 persona, ndërsa 320 janë lënduar, deklaroi për gazetarët zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Shafarat Zaman, duke shtuar se ky është bilanc i përkohshëm.
Tërmeti ndodhi mbrëmë rreth orës 20:30 sipas kohës së Evropës Qendrore në Holm, në provincën Samangan, në afërsi të qytetit Mazar-e-Sharif, në thellësi prej 28 kilometra, njpftoi Instituti Gjeologjik amerikan (USGS).
Xhamia e kaltër në Mazar-e-Sharif nga shekulli i 15-të është dëmtuar në tërmet, njoftuan mediat lokale. Gurët u shkëputën nga ndërtesa mbresëlënëse, të zbukuruara me pllaka vezulluese, veçanërisht nga minarja.
Tërmeti u ndje gjatë natës deri në Kabul.
Afganistani shpesh është goditur nga tërmete, veçanërisht në kurorën malore Hindukush, në afërsi të bashkimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane. qa/
Foto: EPA