Të paktën 14 viktima nga shirat e rrëmbyeshëm në qytetin brazilian Huiz de Fora
- – Të paktën 14 persona humbën jetën, ndërsa 440 janë zhvendosur pasi shirat e rrëmbyeshëm e goditën qytetin juglindor brazilian Huiz de Fora, njoftoi kuvendi lokal i qytetit.
Brazili, 24 shkurt 2026 (MIA) – Të paktën 14 persona humbën jetën, ndërsa 440 janë zhvendosur pasi shirat e rrëmbyeshëm e goditën qytetin juglindor brazilian Huiz de Fora, njoftoi kuvendi lokal i qytetit.
Shiu shkaktoi vërshime dhe rrëshqitje të dheut, ndërsa mësimi në shkollat komunale është ndërprerë, njoftuan autoritetet lokale.
Ekipe të specializuara ishin mobilizuar që të ndihmojnë dhe të kërkojnë të zhdukurit. Agjencitë federale dhe shtetërore janë thirr që ta ndihmojnë qytetin në shtetin Minas Zherais, i cili shpalli gjendje katastrofe, njoftoi kuvendi i qytetit.
Një pjesë e madhe e Brazilit po hyn në pikun e sezonit të shirave gjatë verës, që zgjat nga dhjetori deri në mars, të karakterizuara me shumë shira të shpeshtë, të dendur dhe të rrëmbyeshëm, bubullima, vërshime dhe rrëshqitje të dheut.
Kuvendi i qytetit Huiz de Fora deklaroi se ky është shkurti më i lagësht në historinë e qytetit. Sasitë e reshjeve janë dyfish më të mëdha nga ajo që pritet për këtë muaj. Kryetarja Margarida Salomao në rrjetet sociale publikoi se situata është “kritike”.
Instituti Kombëtar për Metrologji në Brazil sot dha paralajmërime për shira të rrëmbyeshëm në disa pjesë të caktuara të 14 shteteve federale, duke përfshirë gjithë zonën Minas Zherais dhe Rio de Zhaneiro. fc/
Foto: EPA