• понеделник, 06 април 2026

Më shumë se 12 mijë fluturime janë anuluar ose pezulluar për shkak të motit të keq në SHBA

Më shumë se 12 mijë fluturime janë anuluar ose pezulluar për shkak të motit të keq në SHBA

Uashington, 17 mars 2026 (MIA) - Janë anuluar më shumë se 12.500 fluturime nga moti i keq, që mbrëmë e ka përfshirë bregun lindor dhe pjesë tjera të SHBA-së, kumtoi Drejtoria federale amerikane për aviacion (FAA).

Në kumtesë thuhet se për shkak të rrezikut nga erërat e fuqishme dhe rrufeve, fluturimet u anuluan në tre aeroporte në rajonin e Nju-Jorkut - aeroportet "LaGuardia", "Xhon Kenedi" dhe "Njuark" në Nju-Xhersi, në Aeroportin kombëtar Ronald Regan në Uashington, në aeroportet në Sharlot dhe Atlanta, dhe në Aeroportin ndërkontinental "Xhorxh Bush" në Hjuston.

Ueb-Faqja për ndjekjen e fluturimeve "FlightAware" raportoi se më shumë se 8.500 fluturime janë anuluar nga ora 9 të mbrëmjes sipas kohës së mesme evropiane, ndërsa rreth 4.000 janë pezulluar tërësisht.

Autoritetet amerikane u dhanë urdhër nëpunësve federalë në zonën e Uashingtonit të largohen nga vendet e tyre të punës nga ora 7 të mbrëmjes sipas kohës së mesme evropiane për shkak të rrezikut nga stuhitë. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан