Bilanci i viktimave në sulmin pakistanez mbi spitalin në Kabul arriti 400 të vdekur
- – Numri i të vdekurve në sulmet pakistaneze mbi Afganistan arriti 400, njoftoi zëvendës-zëdhënësi i emiratit islamik të Afganistanit, Hamdullah Fitrat.
Kabul, 17 mars 2026 (MIA) – Numri i të vdekurve në sulmet pakistaneze mbi Afganistan arriti 400, njoftoi zëvendës-zëdhënësi i emiratit islamik të Afganistanit, Hamdullah Fitrat.
“Pas bombardimit të Qendrës për Rehabilitim të të Varurve nga Droga në Kabul nga ana e regjimit ushtarak pakistanez, numri i viktimave deri më tani u rrit në 400, përderisa numri i të lënduarve tejkaloi 250”, deklaroi Fitrat në deklaratën të cilën e transmetojnë mediat elektronike afgane.
Zëdhënësi i emiratit islamik të Afganistanit, Zabihullah Muxhahid, deklaroi se koha e diplomacisë me Pakistanin ka kaluar dhe se “për sulmin duhet të vijojë hakmarrje”.
Raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Afganistan, Riçard Benet, shfaqi shqetësim për shkak të viktimave në civilë në sulmin ndaj qendrës për mjekimin e varësive. Ai i bëri thirrje Kabulit dhe Islamabadit që t’i ulin tensionet dhe ta respektojnë të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë edhe mbrojtjen e civilëve dhe objekteve publike siç janë spitalet.
Sulmin e mbrëmshëm e dënoi Fondacioni Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, duke vlerësuar se sulmet ndaj spitaleve përfaqësojnë shkelje serioze të të drejtës ndërkombëtare, pastaj duke bërë thirrje për hetim të pavarur dhe përgjegjësi për kryerësit. fc/
Foto/DPA