• понеделник, 06 април 2026

Rubio kërkon nga aleatët amerikanë që ta vendosin Gardën revolucionare iraniane në "listën e zezë"

Rubio kërkon nga aleatët amerikanë që ta vendosin Gardën revolucionare iraniane në

Uashington, 17 mars 2026 (MIA) – Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp dje ju bëri thirrje diplomatëve amerikanë në vendet e huaja që tu bëjnë thirrje aleatëve që ta cilësojnë Gardën Revolucionare iraniane dhe Hezbollahun me seli në Liban si grupe terroriste, duke theksuar rrezikun e rritur nga sulmet, njoftuan mediat britanike. 

Direktiva e brendshme, e datës 16 mars dhe e nënshkruar nga sekretari  shtetëror i SHBA-së, Marko Rubio, iu dërgua të gjitha misioneve diplomatike dhe konsullore të SHBA-së në të gjithë botën. Ajo u kërkon diplomatëve amerikanë t'u dërgojnë porosi homologëve të tyre "në nivelin më të lartë të përshtatshëm" deri më 20 mars, duke shtuar se përpjekjet për përfaqësim për t'i futur këto grupe në listën e zezë duhet të koordinohen me homologët izraelitë.

Administrata e Trampit po bën përpjekje t’i mbledhë aleatët e përmbajtur – prej të cilëve shumica nuk ishin informuar para luftës ajrore ndërmjet SHBA-së dhe Izraelit që filloi para dy javëve – ta mbështesin operacionin e saj ushtarak. 

Disa aleatë amerikanë deklaruan dje se nuk kanë plane të menjëhershme të dërgojnë anije që tu ndihmojnë forcave amerikane që ta zhbllokojnë Ngushticën e Hormuzit, duke e hedhur poshtë thirrjen e Trampit që ta mbajë të hapur këtë rrugë ujore jetike të naftës. 

“Me rritjen e rrezikut nga sulmet nga ana e Iranit dhe partnerëve dhe ndërmjetësuesve të tij, të gjitha qeveritë duhet të veprojnë shpejtë që ta ulin aftësinë e Iranit dhe grupet terroriste që kanë lidhje me Iranin t’i sulmojnë kombet dhe qytetarët tanë”, bëhet e ditur në një nga pikat e telegramit. 

Garda revolucionare iraniane është forcë elitare ushtarake qëllimi i së cilës është ta mbrojë qeverinë klerikale shiite në Iran, ndërsa gjithashtu kontrollon pjesë të mëdha të ekonomisë së Iranit. Edhe Garda revolucionare dhe grupi i armatosur shiit Hezbollah me seli në Liban tashmë janë cilësuar si grupe terroriste nga ana e SHBA-së dhe disa vendeve të tjera. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан