Sërish vërehen dronë mbi Belgjikë
- Tre dronë mbrëmë sërish janë vërejtur nën infrastrukturën kritike në Belgjikë, këtë herë mbi centralin bërthamor Doel, të locuar në afërsi të Anversit.
Bruksel, 19 nëntor 2025 (MIA) - Tre dronë mbrëmë sërish janë vërejtur nën infrastrukturën kritike në Belgjikë, këtë herë mbi centralin bërthamor Doel, të locuar në afërsi të Anversit.
Operatori "Engi" kumtoi se dronët nuk kanë pasur kurrfarë ndikimi ndaj aktivitetit të elektranës Doel.
Paraprakisht, disa dronë janë vërejtur edhe mbi aeroportin në Liezh, për të cilin shkak rreth një orë ishte ndërprerë qarkullimi ajror.
Gjatë ditëve të kaluara, dronë kanë fluturuar mbi më shumë vende në Belgjikë, mes të cilëve edhe ndaj bazës ushtarake belge Klajne-Brogel, që e shfrytëzon NATO-ja. Sipas raporteve të pakonfirmuara, baza ajrore është një nga lokacionet në Evropë, ku deponohet arma bërthamore amerikane. bsh/
Foto: MIA arkiv