Sërish hapet hapësira ajrore e Iranit
- Hapësira ajrore iraniane është rihapur pasi ka qenë e mbyllur për gati pesë orë, duke shkaktuar anulimin, vonesën ose devijimin e një numri të madh fluturimesh.
Teheran, 15 janar 2026 (MIA) - Hapësira ajrore iraniane është rihapur pasi ka qenë e mbyllur për gati pesë orë, duke shkaktuar anulimin, vonesën ose devijimin e një numri të madh fluturimesh.
Irani dje e mbylli hapësirën e tij ajrore, përveç fluturimeve ndërkombëtare, të cilat mund të realozoheshin vetëm me leje zyrtare.
Që nga dje, një numër vendesh i kanë paralajmëruar qytetarët e tyre të shmangin udhëtimet për në Iran ose të largohen menjëherë nga vendi.
Presidenti amerikan Donald Trampi, dje u bëri thirrje amerikanëve të largohen nga Irani, ndërsa disa personel në bazën ushtarake amerikane në Katar u tërhoqën si një "masë kujdesi".
Qeveria e Katarit, pas tërheqjes së një pjese të personelit nga baza ushtarake amerikane në Al Udeid, bëri të ditur se "vazhdon të zbatojë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të saj".
Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë u bëri thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani dhe tha se po merr masa për të mbrojtur trupat e saj në Lindjen e Mesme, përfshirë Irakun dhe Kuvajtin.
Ndërsa Gjermania i këshilloi kompanitë ajrore të shmangnin hapësirën ajrore iraniane për shkak të përdorimit të mundshëm të "armëve kundërajrore".
Britania e Madhe përkohësisht e mbylli Ambasadën në Teheran dhe e tërhoqi të gjithë personelin nga Irani.
Edhe Spanja dhe India gjithashtu rekomanduan qytetarët e tyre të shmangin udhëtimet në Iran.
Foto: Arkivi i MIA-s