Së paku nëntë të vdekur dhe 55 të lënduar në përleshjet në Alepo
- Së paku nëntë persona e humbën jetën, ndërsa 55 janë lënduar gjatë granatimit të qytetit sirian Alepo, kumtoi sot Ministria siriane e Shëndetësisë.
Damask, 8 janar 2026 (MIA) - Së paku nëntë persona e humbën jetën, ndërsa 55 janë lënduar gjatë granatimit të qytetit sirian Alepo, kumtoi sot Ministria siriane e Shëndetësisë.
Lagjet Ashrafia dhe Sheik Maksud tashmë ditën e ttretë janë granatuar nga Forcat demokratike siriane kurde (SDF).
Komandanti i SDF-së, Mazllum Abdi deklaroi se sistemimi i tankeve dhe artilerisë në lagjet e Alepos, si dhe tentimet për invazion ndaj pjesëve kurde të qytetit gjatë negociatave, i minojnë gjasat për arritje të marrëveshjes.
Ndërkohë, një funksionar i Ministrisë turke të Mbrojtjes deklaroi se armata turke është e gatshme ta "mbështesë" Sirinë në luftën e saj kundër luftëtarëve të SDF-së nëse Damasku kërkon ndihmë.
Turqia e konsideron SDF-në "organizatë terroriste" për shkak të lidhjes me Partinë punëtore kurde (PKK), e cila zhvillon konflikt shumëvjeçar në territorin e saj, edhe pse tani në rrjedhë është procesi paqësor.
Luftimet detyruan, sipas përfaqësuesve qeveritarë, rreth dy tët retat e civilëve t'i braktisin shtëpitë, ndërkaq vlerësohet se mbi 100.000 njerëz janë robëruar në zonën e konfliktit.
Burime qeveritare siriane theksuan se nuk ka negociata të drejtpërdrejta mes SDF-së dhe Qeverisë dhe se delegacioni turk dhe amerikan po tentojnë të ndërmjetësojnë mes dy palëve për deeskalim. ab/
fotо: МIА arkivi