• сабота, 21 февруари 2026

Së paku dhjetë persona i humbën jetët në stuhinë e borës në SHBA

Së paku dhjetë persona i humbën jetët në stuhinë e borës në SHBA

Uashington, 26 janar 2026 (MIA) - Stuhia e fuqishme e borës në SHBA të dielën mori së paku dhjetë jetë, duke lënë miliona njerëz pa rrymë dhe duke anuluar mijëra fluturime me aeroplanë.

Shërbimi nacional meteorologjik kumtoi se reshjet e borës do të vazhdojnë edhe sot. Rreth njëzet shtete federale, përfshirë edhe kryeqytetin, Uashingtonin, tashmë shpallën gjendje të jashtëzakonshme, transmetuan agjencitë botërore.

Disa meteorologë e konsiderojnë stuhinë momentale të borës si një prej më të fuqishmeve në SHBA në disa dekadat e fundit. Së bashku me borën vijnë temperaturat nën zero dhe ngrirja e infrastrukturës me pasoja potencialisht "katastrofike", paralajmëron agjencia nacionale meteorologjike NWS.

Prefekti i Nju-Jorkut, Zohran Mamdani kumtoi se gjatë fundjavës janë gjetur jashtë pesë persona të vdekur.

"Edhe pse akoma nuk i dimë shkaqet e vdekjes së tyre, asgjë nuk na e tregon më qartë rrezikun nga të ftohtit ekstrem dhe ndjeshmëria e bashkëqytetarëve të shumtë, posaçërisht ata pa shtëpi", tha Mamdani dje në konferencën për shtyp.

Autoritetet në Teksas kumtuan se tre persona vdiqën nga të ftohtit, prëfshirë edhe një adoleshente e cila vdiq derisa ishte duke rrëshqitur me sajë. Dy persona, gjithashtu, u ngrinë për vdekje në Luizianë, kumtuan nëpunësit shtetërorë shëndetësorë.

Miliona njerëz në një moment të caktuar mbetën pa rrymë, ndërsa 840.000 prej tyre ende nuk kishin deri dje në mbrëmje, poisaçërisht në pjesën jugore të SHBA-së, kumtoi portali PowerOutgate.com.

Mbi 300.000 klientë janë pa energji elektrike në Tenesi, ku stuhia i rrëzoi largpërçuesit. Luiziana, Misisipi dhe Xhorxhia, shtete ku ky lloj i stuhisë është i rrallë, patën mbi 100 mijë ndërprerje të energjisë elektrike.

Autoritetet në Teksas, Karolinë Veriore dhe Nju-Jork u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

"Evitoni udhëtimin përveç për gjendje absolutisht urgjente", kumtuan shërbimet për raste urgjente në Teksas.

Stuhia prej mbrëmë po lëvizë drejt verilindjes së vendit, duke sjellë më së shumti borë për banorët e Filadelfisë, Nju-Jorkut dhe Bostonit.

Shtresa e borës prej disa centimetrave i mbuloi trituaret dhe rrugët në Uashington, ku u shpall edhe gjendja e jashtëzakonshme.

Për shkak të stuhisë së borës, 19 mijë fluturime u anuluan në SHBA, shkruan portali FlightAware.

"Vazhdojmë t'i ndjekim dhe të mbetemi në kontakt me të gjitha shtetet në rrugën e kësaj stuhie. Qëndroni të sigurt dhe në vende të ngrohta!", shkroi presidenti amerikan, Donald Tramp në platformën e tij Truth Social.

Tramp, gjithashtu, e shfrytëzoi stuhinë për ta prësëritur skepticizmin e tij ndaj ngrohjes globale.

"A mund të më shpjegojnë kryengritësit ekologjikë: ÇFARË NDODHI ME NGROHJEN GLOBALE?", shkroi ai. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан