"Së bashku për internet më të sigurt" - shënimi i "Ditës ndërkombëtare për internet më të sigurt"

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Në pajtim me angazhimet e Ambasadës së fëmijëve MEGJASHI për ndërtim të vazhdueshëm të një mjedisi të sigurt, të kahëzuar drejt potencialeve dhe mundësive për çdo fëmijë, si dhe ndjekje dhe zbatim të trendeve të cilat janë të lidhura me qëllimin tonë, për herë të aprë në nivel nacional do të shënohet "Dita ndërkombëtare për internet më të sigurt".
Me atë rast, Ambasada e parë e fëmijëve në botë MEGJASHI organizon ngjarje përmes së cilës në nivel nacional do të fillohet me zhvillim dhe ngritje të vetëdijes për sigurinë e fëmijëve në hapësirën digjitale.
Rëndësia e shënimit të "Ditës ndërkombëtare për interneto më të sigurt" është ngjarje në të cilën do të shfaqen dhe diskutohen rreziqet në hapësirën digjitale. Sllogani i këtij viti është "Së bashku për internet më të sigurt", ndërkaq është paralajmëruar prnai e nxënësve, fëmijëve, të rinjve, si dhe përfaqësuesve të kuadrove edukuese arsimore dhe shërbimeve profesionale të shkollave. Në kuadër të diskutimit, mendim të vet do të japin edhe përfaqësuesit nga institucionet kompetente.
"Së bashku të fillojmë të krijojmë bashkësi në të cilën fëmijët, të rinjtë dhe nxënësit do të mund të jenë më të sigurt në shfrytëzimin e resurseve dhe mundësive të internetit të cilat dalin nga e njejta", ceket në kumtesën nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë MEGJASHI - Republika e Maqedonisë. ab/
Foto: MIА arkivi