• недела, 11 јануари 2026

Stuhia Goreti la qindra mijëra amvisëri pa rrymë në Francë dhe Britani të Madhe

Stuhia Goreti la qindra mijëra amvisëri pa rrymë në Francë dhe Britani të Madhe

Paris/Londër, 9 janar 2026 (MIA) – Evropa Veriore është goditur nga stuhia “Goreti”, ndërsa qindra mijëra amvisëri mbetën pa energji elektrike përderisa erëra të fuqishme sot e goditën Francën dhe Britaninë e Madhe. 

Në Francë, rreth 380.000 amvisëri mbetën pa energji elektrike, kryesisht në rajonet Normandia dhe Bretanja, njoftoi furnizuesi me energji elektrike Enedis. 

Gjatë natës, erëra të fuqishme prej mbi 150 kilometra në orë ishin regjistruar në rajonin veriperëndimor francez Mansh, me 213 kilometra rekord në orë në Barfler, ndërsa operatori i hekurudhave SNCF i ndërpreu shërbimet hekurudhore ndërmjet Parisit dhe rajonit Normandia. 

Në Britani të Madhe, 57.000 amvisëri mbetën pa energji elektrike, bën të ditur National Grid, pasi stuhia Goreti solli më shumë borë në vend pas një jave moti të ftohtë. 

Pritet që qindra shkolla të mbeten të mbyllura në mbarë Skocinë dhe disa pjesë të Anglisë qendrore, e cila është veçanërisht e goditur nga stuhia. 

Operatorët hekurudhorë në atë pjesë të Anglisë i paralajmëruan udhëtarët që të mos udhëtojnë, ndërsa disa shërbime janë pezulluar. fc/

Foto: EPA

 

Остани поврзан