Stuhi e fuqishme në Turqinë perëndimore: Ndërprerje e komunikacionit në Bosfor dhe Dardanele
- Një stuhi e fuqishme e kaploi sot Turqinë perëndimore, duke shkaktuar vërshime lokale dhe nd[rprerje serioze në komunikacionin tokësor dhe detar në rajonet e Stambollit, Edrenesë, Izmirit, Çanakalasë dhe Samsunit, lajmëruan mediumet lokale.
Ankara, 8 janar 2026 (MIA) - Një stuhi e fuqishme e kaploi sot Turqinë perëndimore, duke shkaktuar vërshime lokale dhe nd[rprerje serioze në komunikacionin tokësor dhe detar në rajonet e Stambollit, Edrenesë, Izmirit, Çanakalasë dhe Samsunit, lajmëruan mediumet lokale.
Për shkak të erës së fuqishme dhe dukshmërisë së ulur, komuniakcionid etar nëpër Bosfor është ndërprerë tërësisht, ndërsa linjat e feriboteve mes pjesës evropiane dhe asaj aziatike të Stambollit janë anuluar. Në disa pjesë të qytetit shpejtësia e erës tejkaloi 70 kilometra në orë.
Në kuartin e Stambollit Bahçelievler një dru i rrëzuar lëndoi një këmbësor, ndërsa në lagjen Bakurkoj drunj ranë mbi katër automjete. Gjendje e ngjashme është edhe në Çanakala, ku është ndalur komunikacioni nëpër Dardanele.
Vërshime lokale janë regjistruar në qytetin Edrene, në afërsi të kufirit me Bullgarinë, si dhe në qarkun e Samsunit. Shërbimi meteorologjik turk dha paralajmërim për mot të rrezikshëm, ndërsa anijet e peshkatarëve në Izmir sot mbetën në port për shkak të valëve të mëdha. ab/
foto: arkivi