• сабота, 21 февруари 2026

Stuhi dëbore në disa pjesë të Teksasit, Oklahomës dhe Kanzasit edhe në bregun lindor të SHBA-së

Stuhi dëbore në disa pjesë të Teksasit, Oklahomës dhe Kanzasit edhe në bregun lindor të SHBA-së

Hjuston, 24 janar 2026 (MIA) - Në disa pjesë të Teksasit, Oklahomës dhe Kanzasit dhe në Bregun lindor të SHBA-së, ka rënë borë duke paralajmëruar një stuhi të madhe bore, e cila, sipas parashikimeve, do të zhvillohet këtë fundjavë nga Malet Shkëmbore deri në fund të Bregut lindor, së bashku me mbërritjen e një vale të akullt arktike, bënë të ditur sot autoritetet amerikane.

Shërbimet meteorologjike kanë parajamëruar reshje bore, shi të ngrirë dhe temperatura shumë të ftohta që do të prekin dy të tretat e pjesën lindore të SHBA-së me ndërprerje të pritshme të energjisë elektrike dhe ndërprerje të trafikut.

Linjat ajrore kryesore amerikane i kanë paralajmëruar udhëtarët të jenë të kujdesshëm për shkak të ndryshimeve të papritura dhe anulimeve të fluturimeve. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан