Stojkovski: Shumica e pacientëve që trajtohen në Klinikën për radioterapi dhe onkologji marrin terapinë e nevojshme
- Shumica e pacientëve që trajtohen në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji po marrin terapinë e nevojshme, tha sot drejtori i Klinikës, Igor Stojkovski, duke paralajmëruar se presin që një pjesë e ilaçeve të mbërrijnë sa më shpejt, ndoshta gjatë ditës së nesërme, ndërsa për ilaçe të tjera kanë punuar së bashku me drejtorin e Fondit për të siguruar një donacion.

Shkup, 28 janar 2025 (MIA) - Shumica e pacientëve që trajtohen në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji po marrin terapinë e nevojshme, tha sot drejtori i Klinikës, Igor Stojkovski, duke paralajmëruar se presin që një pjesë e ilaçeve të mbërrijnë sa më shpejt, ndoshta gjatë ditës së nesërme, ndërsa për ilaçe të tjera kanë punuar së bashku me drejtorin e Fondit për të siguruar një donacion.
"Një procedurë e shpejtë, që mund të jetë në kohen më të shpejtë të mundshme. Vetëm të potencoj se shumica e pacientëve që trajtohen në klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji, e marrin terapinë e nevojshme, kimioterapi, radioterapi dhe terapi biologjike. Mungojnë ilaçe për një pjesë të trajtimit për rreth 40 deri 60 pacientë për momentin. Besoj se do të sigurojmë atë terapi sa më shpejtë të jetë e mundur, Nga rreth pesë mijë pacientë të saporegjistruar në klinikë, mbi 95 për qind e marrin terapinë e duhur. Defektura ka ndodhur për shkak të rritjes së numrit të pacientëve dhe defekturës së shkurtër të një ilaçi, por pacientët kanë kaluar në ilaç tjetër, i cili aktualisht është në defekturë", sqaroi Stojkovski.
Njeriu i parë i klinikës theksoi se me një planifikim të mirë dhe të duhur do të bëjnë të gjitha përpjekjet që të gjitha ilaçet të jenë në dispozicion në çdo kohë.
Drejtori i FSSH, Sasho Klekovski tha se të premten duhet të miratohen planet vjetore dhe shumë shpejtë pas kësaj duhet të ketë kapacitet për realizimin e prokurimit të rregullt vjetor.
Siç më herët informuan për MIA-n një pjesë e pacientëve të Onkologjisë, ka mungesë të ilaçeve „atezolizumab (tecentriq)“, „bevacizumab (avastin)“, „palbociclib“, „ribociclib“, „fulvestrant“ dhe „cetuximab“. Kanë frikë se për kohë të shkurtër mund të mos ketë edhe „trastuzumab emtansine (kadcyla)“, „nivolumab“, „cobimetinib“ dhe „vemurafenib“. ls/
Фото и видео: МИА