Stoilkoviq: Si do të jetojmë bashkë me popullin maqedonas këtu nëse nuk kemi ndjenjë elementare për problemet e tyre
- – Deklarimi i qytetarëve me përkatësi të ndryshme etnike nga ajo të cilën në thelb e kanë që të fitojnë një vend pune është krim administrativ, vlerësoi sonte zëvendëskryeministri dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq.

Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) – Deklarimi i qytetarëve me përkatësi të ndryshme etnike nga ajo të cilën në thelb e kanë që të fitojnë një vend pune është krim administrativ, vlerësoi sonte zëvendëskryeministri dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq.
Theksoi se të gjithë në vend duhet të jenë të vetëdijshëm për problemet momentale në integrimet evropiane dhe shtoi se në atë lëmi duhet të luhet në shumë pista, sepse, siç tha, e dimë se ku arritëm kur luajtëm vetëm në një pistë.
“Si do të jetojmë bashkë me popullin maqedonas këtu nëse nuk kemi ndjenjë elementare për problemet e tyre... Pretendimet e shqiptarëve se nëse maqedonasit nuk duan në BE, ata vetë do të shkojnë atje janë manipulime që nga koha para anëtarësimit të plotë të vendit në NATO. Edhe atëherë ata thanë nëse maqedonasit nuk duan të anëtarësohen në NATO, ne do të shkojmë vetëm. Maqedonia është de facto në NATO për 30 vjet, ndërsa zyrtarisht është anëtare për pesë vjet”, tha Stoillkoviq në një intervistë për televizionin Kanal 5.
Për paralajmërimet për ndryshim të stemës tha se vlerëson se vetëm do të shkaktojnë që të bëhet spiralë e destabilizimit dhe të hapen shumë çështje.
"Rrethanat aktuale në vendin tonë nuk janë të përshtatshme për të kryer një operacion në përmasa të gjera," theksoi Stoiljkoviç.
Për Këshillin Gjyqësor, porositi se aspak nuk do të përmendej në publik dhe në media nëse e bënte mirë punën e tij.
“Fletoret e VMRO-DPMNE-së për gjyqësorin janë shkrime të vogla, ndërsa ato të LSDM-së janë vëllime të mëdha”, theksoi Stoillkoviq për akuzat e opozitës se qeveria po ndërhyn në punën e gjyqësorit. fc/
Fotografia: Printskrin