Stefançuk: Procesi i vërtetë paqësor duhet të bazohet në parimin "asgjë për Ukrainën pa Ukrainën"
- Kryetari i Radës Supreme të Ukrainës, Ruslan Stefançuk, mbajti një fjalim në hapjen e Samitit të katërt parlamentar të platformës ndërkombëtare të Krimesë në Stokholm, me ç'rast theksoi se çdo proces i vërtetë paqësor duhet të bazohet në parimin: "Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën, asgjë për Evropën pa Evropën".
Stokholm, 24 nëntor 2025 (MIA) – Kryetari i Radës Supreme të Ukrainës, Ruslan Stefançuk, mbajti një fjalim në hapjen e Samitit të katërt parlamentar të platformës ndërkombëtare të Krimesë në Stokholm, me ç'rast theksoi se çdo proces i vërtetë paqësor duhet të bazohet në parimin: "Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën, asgjë për Evropën pa Evropën".
Ai theksoi se që nga dita e parë e luftës, Ukraina kërkon paqe që respekton pavarësinë, sovranitetin dhe dinjitetin e saj, dhe i theksoi vijat e kuqe kryesore, duke përfshirë refuzimin e çdo njohjeje ligjore të pushtimit rus dhe mungesën e çdo lloj kufizimi për forcat mbrojtëse të Ukrainës.
Në fjalën e tij përmbyllëse, kryetari i Radës Supreme të Ukrainës theksoi se e vlerëson shumë mbështetjen e miqve të fortë dhe të besueshëm të Ukrainës. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për kryetarin e Parlamentit suedez Andreas Norlen për vendimin për të mbajtur Samitin e katërt parlamentar të Platformës ndërkombëtare të Krimesë të këtij viti në Stokholm.
Stefançuk, gjithashtu, e theksoi pjesëmarrjen e vazhdueshme të kryetarëve të parlamenteve nga Kroacia, Republika Çeke dhe Letonia - vendet që ishin nikoqire të tre samiteve të mëparshme parlamentare, "prania e palëkundur e të cilëve simbolizon mbështetje të vazhdueshme, të përkushtuar dhe parimore për Ukrainën në luftën e saj për deokupimin e Krimesë". ls/
Foto: Platforma ndërkombëtare e Krimesë