Starmeri: Me Francën dhe Ukrainën po punojmë për një plan për armëpushim, do t'ia paraqesim SHBA-së
- Kryeministri britanik Kir Starmeri sot deklaroi se Britania e Madhe, Franca dhe Ukraina kanë rënë dakord të punojnë në planin për armëpushim që do t'i prezantohet SHBA-së.

Londër, 2 mars 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmeri sot deklaroi se Britania e Madhe, Franca dhe Ukraina kanë rënë dakord të punojnë në planin për armëpushim që do t'i prezantohet SHBA-së.
Starmeri, i cili sot është nikoqir i samit të liderëve evropianë në Londër kushtuar Ukrainës, tha se ideja për këtë plan erdhi pas një debati të ashpër midis presidentit amerikan dhe ukrainas Donald Tramp dhe Volodimir Zelenski në Zyrën Ovale.
Kryeministri britanik deklaroi për Bi-Bi-Si-në se beson se Trampi dëshiron paqe të qëndrueshme në Ukrainë dhe përsëriti pikëpamjen se garancitë e sigurisë amerikane do të nevojiten për të arritur paqen e qëndrueshme.
Foto: EPA